futboolJose Mourinho duhet të mburret se ka ekipin me futbollistë të preferuar nga skuadrat përfaqësuese gjatë vitit 2014.

Më shumë se 78% e lojtarëve të klubit londinez aktivizohen rregullisht me kombëtaret e tyre. Kjo e dhënë ka dalë pas vëzhgimit të kryer nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport në 31 kampionate në Europë.

Në këtë renditje Chelsea ndiqet nga Real Madrid me 77 dhe Barcelona me 74%. Pesëshen e parë e plotësojnë dy skuadra gjermane, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.

Të dhënat përfshijnë më shumë se 500 ekipe. Kampionati që ka më shumë futbollistë, të cilët aktivizohen me ekipet përfaqësuese është Premier League e ndjekur nga Bundesliga 1 dhe Liga Ruse. Kampionati rus ka lënë pas atë italian, francez dhe spanjoll.

Tv Klan