Premier League bëhet gjithmonë e më interesante. Chelsea është kthyer përsëri te fitorja në kampionat, pas disfatës në derbin me Tottenham.

Blutë e Londrës mundën Leicester me rezultatin 3 – 0. Pa Diego Costa në fushë, i lënë jashtë nga Antonio Conte për shkak të një debati mes tyre, protagonist ishte Marcos Alonso me 2 gola të realizuar.

Kjo fitore e mban Chelsea 7 pikë larg ndjekësit më të afërt Tottenham, që triumfoi 4 – 0 në takimin me West Bromwich është ngjitur në vendin e dytë në renditje. Harry Kane u veçua nga të tjetër pasi shënoi 3 gola.

Pas Tottenham renditet Arsenal me 1 pikë më pak. Skuadra tjetër londineze mundi po me rezultatin 4 – 0 Swansea. Në këtë takim u shkaktuan 2 autogola, duke ia bërë më të lehtë fitoren Arsenal.

Të dielën Manchester United do të presë Liverpool, ndërsa Manchester City do të përballet me Everton.

Tv Klan