Çelsi i Kontes nuk ndalet në rrugën drejt titullit kampion. Blutë e Londrës fituan me rezultatin 2 – 1 derbin me Uest Hamin.

Pas javës së 27 diferenca me ndjekësin më të afërt Totenhamin është 10 pikë.

Në këtë takim pati edhe një ngjarje të pazakontë për stadiumet angleze të viteve të fundit.

Një tifoz i Uest Hamit zbriti në fushë duke kërcënuar lojtarët e Çelsit pas golit të shënuar nga Hazard./ TV KLAN