Chelsea vijon rrugën drejt titullit. Skuadra e Antonio Conte mundi me rezultatin 2 – 0 Hull City duke thelluar diferencën me ndjekësit.

Autorët e golave ishin Diego Costa dhe Cahill nga një në secilën pjesë. Ndeshja mes Chelsea dhe Hull City pati edhe një moment frike. Ryan Mason u dëmtua rëndë në kokë, pas përplasjes me Gary Cahill.

Mjekët vërejtën një thyerje në kafkë dhe pësoi një ndërhyrje kirurgjikale. Mesfushori i Hull City është në gjendje stabël pas operacionit.

Arsenal falë fitores së vështirë 2 – 1 me Burnely ndodhet në vendin e dytë. Një nga golat e shënoi Shkodran Mustafi, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq në mesin e pjesës së dytë duke lënë ekipin me 10 lojtarë.

Minutat e fundit ishin tepër emocionuese. Gray barazoi përkohësisht, ndërsa Sanchez vulosi fitoren e Arsenal. Leicester kampion në fuqi, vijon të humbasë terren pasi pësoi disfatën e radhës, 3 – 0 në fushën e Southampton. / TV KLAN