milannMilan nuk po arrin të bëjë dy fitore radhazi. Ekipi i Inzaghi ka barazuar pa gola në përballjen e javës së 25 në fushën e Chievo.

Përpjekjet e lojtarëve të Milan kanë qenë të pamjaftueshme për të ndryshuar rezultatin. Takimi i luajtuar në Verona ka nisur me 15 minuta vonesë një shenjë solidariteti me futbollistët e Parma që kanë disa muaj pa marrë pagat.

Me Chievo është grumbulluar për herë të parë Armando Vajushi. Mesfushori shqiptar ka qëndruar në stol gjatë të gjithë kohës. Java e 25 e Serie A do të zhvillojë takimet e tjera të dielën dhe të hënën duke u mbyllur me kryendeshjen Roma – Juventus.

Barcelona është afruar përsëri me Real Madrid në renditje. Fitorja 3 – 1 në fushën e Garanda ka bërë që Barça të jetë 1 pikë larg Real që do të luajnë në dielën me Villarreal.

Njëri nga shënuesit ka qenë Lionel Messi tani ndodhet në kuotën e 27 golave në La Liga, vetëm 2 gola larg Cristiano Ronaldo që ndodhet në krye të këtij klasifikimi.

Një garë e fortë këtë sezon mes Barcelona dhe Real Madrid që do të përballen më 22 Mars në “Camp Nou” në një ndeshje tepër të rëndësishme për kampionatin.

Tv Klan