Një kompani në Winsconsin, SHBA, deklaron se do të jetë e para në vend që do të vendosë microchip në pjesën më të madhe të punonjësve.

Three Square Market

po planifikon që të vendosë chip në dorën e punëtorëve që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij projekti.

Kjo teknologji do të zëvendësojë kartat e identifikimit që përdoren për të hapur dyert dhe për të operuar në pajisjet në zyrë.

Korespondenti i

CBS News

, Jamie Yuccas raporton se kompania, me bazë në River Falls ka 80 punonjës. 

Three Square Market

me gjasë do ta përdorë teknologjinë kryesisht për në sallën e pushimit, për të blerë ushqimin dhe të gjithë punonjës do të mjaftohen me lëvizjen e kyçit të dorës për të marrë atë që dëshirojnë.

Në fund të javës së ardhshme pritet që mbi 50 punonjës të kenë dorë bionike, me një chip karte krediti të vendosur brenda në lëkurë, pranë kyçit të dorës.

Praktikisht do të jetë një numër serial që i përket kartës së kreditit të personit që mban chip -in.

Kompania po i ofron këto chip falas për punonjësit, çmimi i të cilave është 300 dollarë.

Three Square Market

 prodhon makineta që punojnë me chip -in e kartës së kreditit.

Megjithatë plani i kompanisë në fjalë ka ngritur shqetësime sa i përket privatësisë./tvklan.al