Chris Cornell këngëtari me famë botërore ka ndërruar jetë papritur mbrëmjen e së mërkurës. Bëhet fjalë për liderin e grupit ‘Soundgarden’ i cili me fundin e tij tragjik i ka tronditur të gjithë. Chris ishte 52 – vjeç dhe burime të afërta nga miqtë e tij thonë se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Chris ka qenë një nga zërat më të rëndësishëm të botës së muzikës në 30 vitet e fundit.

Në një deklaratë për Associated Press, përfaqësuesi i tij, Brian Bumbery, tha se Cornell vdiq të mërkurën në mbrëmjë në Detroit, SHBA.

Ai u shpreh se

‘familja e tij dhe e gjithë shoqëria e të afërmit janë të shokur. Chris pak orë para se të ndërronte jetë po bëntë plane për një koncert me grupin etij Soundgarden.’

Chris Cornell u lind në 20 Korrik të vitit 1964, në Seattle të Washington-it. Emri i tij i lindjes është Christopher John Boyle. Ai e fillojë shumë herët karrierën e tij muzikore dhe njihej si një nga zërat më interesant të rrokut amerikan. /tvklan.al