Chris Froome është shumë pranë fitores për të tretën herë të Turit të Francës. Konfirmimin e radhës e dha në etapën e 18-të. Kur duhen edhe fare pak ditë për xhiron në Bulevardin Champs Elysee të Parisit, britaniku përforcoi pozitat në kryesim, edhe pse suksesi ishte më shumë simbolik.

Në një etapë vetëm 17 km të gjatë, kronometër individual, Froome përballoi edhe një herë më mirë se të tjerët sfidën nëpër kodrat e Francës. Kampioni në fuqi e përfundoi etapën në 30 minuta e 43 sekonda, duke fituar 21 sekonda ndaj holandezit Dymulin, dhe duke lënë gati 4 minuta prapa në renditjen e përgjithshme, holandezin tjetër, Molema.

Edhe pse priten dy etapa të tjera të vështira nëpër Alpe, madje në majën Sent Zherve të Malit të Bardhë, sërish 31-vjeçari pak besohet se do të rrezikojë Fanelën e Verdhë. Froome praktikisht do të bëhet i pari britanik që të fitojë tri herë Turin, do të bashkohet me legjenda të tilla si Lemond, Bobe apo Tis, si dhe do të vazhdojë dominimin britanik që nisin në vitin 2012.

Tv Klan