Christina AgilieraKëngëtarja me zërin unik, Christina Aguilera është bërë nënë për herë të dytë.

Më 16 gusht, Christina lajmëroi fansat e saj të rrjeteve sociale se solli në jetë vajzën e bukur, Summer Rain.

Ajo që të gjithë presin me padurim është një foto e vajzës së sapolindur, për të parë nëse është po aq e bukur sa nëna e saj.

Vajza është fryt i dashurisë së Christinës me producentin e filmave, Matthew Rutler, të cilët janë lidhur që në vitin 2010, të fejuar në 14 shkurt të këtij viti, e ndërsa ende të pamartuar.

Christina është gjithashtu nënë e një djali, nga martesa e parë me Jordan Bratman.

M. Sejdini