chutney me mollePërbërësit:

1.4 kg mollë të pjekura, të qëruara dhe pa fara

90 kg rrush i thatë

125 ml lëng limesh të freskëta

2 lugë vaj vegjetal

200 gr qepë e grirë

1 spec i madh

450 ml uthull vere e bardhë

200 g sheqer

2 lugë farash sinapi

50 g xhenxhefil

1 lugë kanellë e bluar

15 gr kripë deti

Përgatitja:

Bashkoni mollët, rrushin dhe lëngun e limeve. Nxehni në zjarr të ngadaltë vajin të hedhur në një tenxhere me fund të trrashë.

Shtoni 3 përbërësit dhe lerini të ziejnë për afërsisht 10 minuta. Shtoni uthullën, farat e sinapit, xhenxhefilin, kanellën dhe kripën.

Lereni të ziejë edhe për 15 minuta në zjarr të mesëm. Hidheni masën nëpër kavanozë, shtojini pjesë të prera speci dhe mos i mbushni deri në fund.

Vërini kavanozët në një tenxhere të madhe me ujë dhe lerini të vlojnë për 10 minuta. Më pas hiqini, lerini të ftohen dhe ruajini në vend të freskët dhe larg dritës.

tvklan.al