CIA dhe FBI, hetim punonjësve

CIA dhe FBI kanë nisur një hetim masiv brenda rradhëve të shërbimeve inteligjente për të zbuluar personin që i dha Wikileaks mijëra materiale sekrete të publikuara tashmë nën emrin Vault 7.

Materialet top sekrete tregonin mënyrat e piraterisë që përdorte CIA për të ndërhyrë në sistemet kompjuterike dhe aparaturat smart individuale si telefonat apo deri te televizorët. Shërbimet sekrete amerikane janë të bindura tashmë se personi që ka nxjerrë materialet është punonjës i brendshëm. Rrjeti ku qëndronin këto informacione në fakt nuk ishte i lidhur me asnjë rrjet tjetër që të kishte mundësi të piratohej nga jashtë.

Qindra punonjës dhe kontraktorë të shërbimeve sekrete janë duke u hetuar. Procesi hetimor nisi menjeherë pas publikimit në 7 marsin e kaluar nga Wikileaks të materialeve të cilat qëndronin të ruajtura në një sektor shumë të mbrojtur të CIA-s. Drejtori i ri i CIA-s Mike Pompei e sulmoi ashpër Wikileaks duke e quajtur ‘shërbim inteligjent armiqësor jo shtetëror, ndërsa themeluesin Julian Assange një demon.

Tv Klan

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Të Lidhura