Shërbimet amerikane të inteligjencës kanë identifikuar zyrtaret ruset përgjegjës për hakerimin e e-maileve të kandidates demokrate Hilary Clilnton dhe jo vetëm, duke ndikuar kështu në të gjithë procesin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2016.

 “Washington Post” dhe agjencia e lajmeve Reuters shkruajnë se CIA ka identifikuar zyrtaret ruse që i kanë dhënë Wikileaks materialet e vjedhura nga Komiteti Kombëtar i Demokrateve dhe krerëve të kësaj partie, me direktiva të presidentit rus, Vladimir Putin, por përmes palëve të treta.

Sipas Reuters, të dhënat e gjetura nga CIA përmbajnë dokumente me informacione sekrete të cilat agjencia ia ka dhenë presidentit Barack Obama një ditë më pare dhe sot pritet t’i bëhen të ditura zyrtarisht edhe presidentit te zgjedhur,  Donald Trump.

Reuters shkruan se dokumentet e vjedhura nëpërmjet sulmeve kibernetike, në disa raste kalonin nga agjencia e inteligjencës së ushtrisë ruse tek Ëikileaks, një formë kjo për të zhdukur gjurmët. Wikileaks ka mohuar se ishte qeveria ruse burimi i të dhënave të publikuara.

Tv Klan