Brenda pak muajsh Koreja e Veriut do të jetë në gjendje të sulmojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një raketë të mbushur me lëndë bërthamore. Alarmi vjen nga drejtori i CIA, Mike Pompeo, i cili paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë për rrezikun që i kanoset amerikanëve nga Peniani.

Kreu i CIA-s tha se SHBA-të duhet të mbajnë qëndrim ndaj Koresë së Veriut, pasi vendi komunist është gati të sulmojë vendin. Sipas tij nuk ka shumë rëndësi nëse ndodh për pak ditë apo për pak muaj, por duhet reaguar sa më shpejt në mënyrë që Kim Jong-Un të bllokohet.

Pak ditë më parë, edhe ambasadori koreano-verior në OKB, kërcënoi publikisht se një luftë bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment.

Pompeo ngriti shqetësimin edhe për një sulm të mundshëm nga ana e Shtetit Islamik, i cili mund të godasë SHBA-të, në shenjë hakmarrjeje për disfatat në Raka.

Paralajmërimi i drejtorit të CIA-s vjen një ditë pas alarmit të Sekretares amerikane për Sigurinë e Brendshme, e cila tha se ISIS mund të kryejë sulme të ngjashme me ato të 11 Shtatorit 2001.

Tv Klan