Nëse Kim Jong-un i Koresë së Veriut, papritmas zhduket ose vdes, CIA nuk do të thotë asnjë fjalë, deklaron drejtori i saj.  

Mike Pompeo u tha zyrtarëve të sigurisë në një konferencë në Uashington se agjencia e spiunazhit nuk do të thoshte publikisht asgjë që ka të bëjë më atë që ndodh në shtetin komunist.

 “Me gjithë respektin, nëse Kim Jong-un duhet të zhduket, duke pasur paraysh historinë e CIA-s, unë nuk do të flas rreth kësaj çështjeje”

, tha ai për Forumin për Mbrojtjen e Democracisë.

Pompeo po i referohej historisë së agjencisë amerikane për përfshirjen në komplote për të përmbysur udhëheqës në vende si Irani, Kongo dhe Kili.

Kjo vjen muaj pasi Koreja e Veriut pretendoi se CIA kishte tentuar të vriste zotin Kim me ndihmën e agjencive të inteligjencës së Koresë së Jugut.

Ajo nuk dha ndonjë dëshmi për të mbështetur pretendimin e saj.

Pompeo paralajmëroi gjithsesi se Koreja e Veriut është vetëm disa muaj larg nga përsosja e aftësive të saj bërthamore dhe tha se Donald Trump ishte i përgatitur të përdorte forcën ushtarake kundër shtetit komunist nëse do të ishte e nevojshme./tvklan.al