Rreth 13 milionë dokumente të klasifikuara nga Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) janë publikuar për herë të parë në internet.

Dokumentet u publikuan pas përpjekjeve të gjata nga mbrojtësit për të drejtën e informimit dhe një padi kundër CIA -s.

Në këto letra përfshihen informacione mbi inteligjencën, punë kërkimore, të dhëna mbi UFO –t dhe eksperimente psikike.

Arkivi i plotë përbëhet nga gati 800 mijë dosje me 13 milionë faqe.

Në to përfshihen të dhëna mbi Henry Kissinger, i cili shërbeu si Sekretar Shteti nën presidencën e Richard Nixon dhe Gerald Fort, ashtu sikurse me qindra informacione, analiza të inteligjencës dhe kërkime shkencore e zhvillimore.

Mes të dhënave më të pazakonta janë dokumentet nga i ashtu – quajturi

Programi Stargate

, i cili merret me fuqi psikike dhe perceptim ekstra – shqisor. Në to përfshihen të dhëna të testeve mbi psikikun Uri Geller në vitin  1973, kohë ku ai ishte i famshëm për performacat e tij.

uri geller

Të dhëna të detajura për mënyrën sesi Geller ishte në gjendje për të rikrijuar pjesërish piktura që ndodheshin në dhomën ngjitur, shpesh me shumë saktësi, bëri që studiuesit të shkruanin se ai e 

“demonstronte aftësinë e tij paranormale të percepsionit në një mënyrë bindëse dhe të qartë.”

Pjesë e këtyre dokumenteve janë gjithashtu një koleksion të dhënash të disqeve fluturuese dhe receta për bojë të padukshme.

Sipas BBC, teksa pjesa më e madhe e këtyre informacioneve teknikisht ka qenë e publikuar që prej 1990 –ës, ato kanë qenë të vështira për t’i aksesuar.

Kjo pasi, këto të dhëna ndodheshin në vetëm 4 kompjutera fizikë në anën e pasme të Arkivës Kombëtare në Maryland.

Në Nëntor, CIA bëri të ditur se do t’i bënte publike këto dokumente dhe i gjithë ky arkiv tashmë gjendet në kategorinë CIA Library, të faqes zyrtare të agjencisë.

//tvklan.al