Në të shumtën e rasteve blerja e një shtëpie të re, vjen me të papritura. Por për një çift në Kaliforni, kjo i tejkaloi të gjitha parashikimet.

Colleen dhe Chris Otcasek gjetën në oborrin e pasmë të shtëpisë së tyre një vrimë (bunker bërthamor) nga epoka e Luftës së Ftohtë.

Brenda ata gjetën një kuti me ilaçe, ushqim të konservuar, ujë dhe veshje të vitit 1961.

Ish-pronari i shtëpisë Avin Kaufman, një inxhinier bërthamor i cili punonte për qeverinë amerikane ishte i vetëdijshëm për rreziqet e Luftës së Ftohtë kështu që ndërtoi bunkerin për të gjithë fqinjët e tij, megjithëse ata e refuzuan ofertën.