Elgit Doda

Njëri nga kompozitorët më të talentuar të momentit në Shqipëri, Elgit Doda po eksperimenton me shumë sukses edhe si këngëtar. “Dikush të don” është kënga e sapo publikuar në kanalin e tij muzikor që e sjell artistin e ri në një stil krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë deri tani.

Një baladë që i kushtohet një vajze.

E gjithe fabula e këngës flet për dashurinë e çiftit. Ai kërkon zemrën e saj dhe e konsideron atë si dashurinë e fundit në jetë. Ne vetëm pak orë kënga ka marrë mijëra klikime. Shumë të rinje duket se kane gjetur veten brenda vargjeve të kompozuara nga Doda.

Elgit Doda si kompozitor, mban firmën e qindra këngëve që janë bërë hite në tregun muzikor shqiptar.