Çifti dhe djali vdesin në kraterin e vullkanit Solfatara



Itali- Një fëmijë dhe prindërit e tij kanë vdekur, pasi ranë në një krater vullkanik pranë Napolit.

Edhe pse ekipet e shpëtimit arritën shpejt në vendngjarje, ata nuk mundën dot të ndihmonin çiftin dhe fëmijën e tyre.

Deri më tani nuk ka ende arsye të qarta lidhur me ngjarjen ku ndërruan jetë tre persona, por mësohet se fëmija 11 – vjeçar u fut në një zonë të ndaluar.

Prindërit  u përpoqën ta tërheqin atë, por baza e kraterit u shemb dhe ata ranë në thellësi 1.5 metra.

Nuk dihet nëse ata ndërruan jetë nga avujt e gaztë. I pranishëm ishte dhe djalit tjetër i tyre 4 – vjeçar, por ai fatmirësisht nuk hyrë në zonën e ndaluar.

Solfatara e Pozzuoli është një nga shumë vullkanet në perëndim të Napolit dhe është popullor për turistët.

Zona ku ata ranë është e njohur për një lloj rëre ku toka është e prirur të shembet./tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*