ccifti

Një ish – modele e revistës “Playboy” është martuar me një multi – milioner i cili është 57 vite më i madh, por ajo thotë se vendimi i saj për t’u martuar me të, nuk ka lidhje me pasurinë e tij.

25 – vjeçarja Cathy Schmitz nga Gjermania u martua me super – pasanikun 82 – vjeçar Richard Lugner, vitin e kaluar dhe që prej asaj kohe ka hequr dorë nga karriera e saj në këmbim të jetës së luksit, duke jetuar në shtëpinë e Lugner në Vienë.

cifti-martesa

Për të mbrojtur lidhjen dhe për t’i treguar botës se martesa e tyre nuk ka lidhje me paratë, çifti ishte i ftuar në programin televiziv në Britani “This Morning”.

Richard, i cili vitin e shkuar ftoi në ballon e organizuar në Vienë Kim Kardashian dhe më pas e quajti atë të “mërzitshme”, është aq i plakur sa mund të jetë babai i Cathy –t, por insiston se diferenca e madhe e moshës nuk e bezdis aspak.

tvklan.al