Pas baritonit Gëzim Myshketa, Klodjan Kaçani dhe Enkeleda Kamani përsërisin suksesin në konkursit evropian të zërave të rinj lirik, ASLICO, që zhvillohet në vendin e “Bel Cantos”, Itali.

Juria, që në përbërjen e saj ka emra të rëndësishëm të teatrove të famshëm të Evropës, si ai i La Scala-s apo Vienës, i certifikoi me titullin më të mirët, Taminon dhe Paminën, që u kënduan nga artistë shqiptarë në operan “Flauti Magjik”.  

Në ASLICO, nuk garohet vetëm me zërin. Konkurrentët i nënshtrohen edhe pyetjeve, që nga formimi muzikor e deri te pritshmëritë e tyre.

Titulli “Vinçitore” i konkursit me një traditë 68 vjeçare nuk është thjesht një më shumë në karrierën e dy artistëve, por mundësia e artë për të kënduar e për t’u rritur profesionalisht në skenat e mëdha.

Nga Shtatori, për Klodjanin dhe Enkeledën, dy zëra që premtojnë, nis një karrierë larg operas së Tiranës, me dhjetë shfaqje në teatrot më të rëndësishëm të Italisë. 

Tv Klan