Në këto ditë të vështira po bën xhiro në mediat amerikane historia e një çifti të moshuarish.

Ai quhet Harvey, ajo Irma, rastësia i ka bërë personat më të famshëm të momentit, pasi mbajnë emrat e dy uraganëve vrastarë.

Çifti i të moshuarve jeton në Uashington dhe kanë 75 vjet të martuar.

Harvey është 104 vjeç, ndërsa Irma 93, të dy kanë qenë dëshmitarë të disa momente historike të shekullit të kaluar, si mbërritja e njeriut në hënë, por kurrësesi nuk e kishin menduar se të dy do të ishin në faqet e para të mediave, të pagëzuar si dy uraganë.

Tv Klan