Shën Valentini, festa e të dashuruave e gjen çiftin presidencial të Shteteve të Bashkuara larg njëri – tjetrit.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Barack Obama do ta kalojë fundjavën në Kaliforni, ku të hënën do të zhvillohet samiti me udhëheqësit Azisë Juglindore.

Me ndihmën e prezantueses së famshme Ellen De Generes, në studion e të cilës ishte i ftuar, Obama i recitoi një poemë bashkëshortës së tij.

“Të dua shumë, më shumë seç mendon ti”.

I pyetur nëse ai dhe Michel debatonin mes tyre, presidenti amerikan u përgjigj: “Pas 15 vjetësh, më në fund kuptova se ajo ka gjithnjë të drejtë. Kështu, në mënyrë krejt papritur nuk bëjmë më fjalë”.

Ky mesazh iu drejtua Mchelës, pasi ajo i ishte drejtuar bashkëshortit me një vjershë shumë të njohur dashurie:

“Trëndafilat janë të kuq, vjollca janë blu. Presidenti ti, e dashura jote unë”.

Tv Klan