Një studim i ri ka paralajmëruar se përdorimi i cigares elektrike rrit rrezikun e infeksionit, duke dëmtuar qindra gjene të sistemit imunitar.

Studiuesit kanë theksuar se pajisja e cigareve elektrike dëmton gjenet të cilat kontrrollojnë qelizat imune të traktit respirator, fytit, gojës, hundës mushkrive dhe sinuseve. Studimi ka gjetur gjithashtu se konsumimi i duhanit ul funksionin e 53 gjeneve më të rëndësishme të nevojshme për reagimin nga sulmet infektive.

Duke krahasuar, përdorimi i cigares elektrike ul funksionin e 385 gjeneve  që kanë rol imun në traktet respiratore

.

Profesoreshë, Ilona Jaspers,  nga Universiteti i Karolinës së Veriut” tha:

“Ne sinqerisht ende nuk e dimë se çfarë efekti afatgjatë ka cigarja elektrike në shëndetin tonë, por sipas studimit ne dyshojmë se efektet janë shumë herë më të rënda se konsumimi i cigareve normale”.

Për të hetuar se çfarë efekti kanë cigaret elektrike në gjenet që ndihmojnë rrugët e frymëmarrjes,studiuesit rekrutuan 13 persona që nuk konsumojnë duhan, 14 duhanpirës dhe 12 përdorues të cigareve elektrike. Studiuesit morën  nga personat e përzgjedhur sasi gjaku dhe urine për të studiuar nivelin dhe përbërjen e nikotinës tek duhanpirësit.

Profesoreshë Ilona Jaspers ka thënë

: “Unë kam qenë e befasuar me të vërtetë nga këto rezultate. Kjo është arsyeja pse ne  kemi shpenzuar më shumë  kohë për të siguruar që hipoteza jonë të jetë e saktë”. Nga analizat e bëra rezultoi se sasia e nikotinës tek përdoruesit e cigares elektrike ishte shumë herë më e lartë dhe më e papastër se tek konsumuesit e cigareve normale. Gjithashtu, u zbuluan dëmtime të qelizave epiteliale përgjatë rrugëve të frymëmarrjes, duke dërguar grimca mikrobesh në hundë dhe mushkri”.

Megjithatë, Profesoreshë Ilona Jaspers ka thënë:

“Nuk është e nevojshme të themi se ç’farë shkakton konsumimi i duhanit, sepse të gjithë e dimë që duhani shkakton kancer në organe të ndryshme, probleme të zemrës, probleme  të rrygëve respiratore etj. Megjithatë ajo që ne nuk prisnim është fakti që cigaret elektrike të jënë më shumë të dëmshme se cigaret normale”. 

Megjithatë, ajo ka shtuar se ka në plan për të studiuar se si qelizat epiteliale tek përdoruesit e cigareve elektrike, të reagojnë ndaj vaksinës së gripit./

tvklan.al