Sokol Çikalleshi duket se është një tjetër lojtar tek Akhisar. Sulmuesi i Kombëtares shënoi sërish në Kampionatin Turk. Skuadra e tij fitoi 3 – 0 sfidën e javës së 32 me Alanyaspor. Çikalleshi thotë se objektivi është ta mbyllin sa më lart në renditje.

“Jemi në vendin e shtatë dhe urojmë ta mbyllim në këtë pozicion. Kemi edhe 2 ndeshje të tjera dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu.”

Ky ishte goli i gjatë me këtë fanellë për Sokol Çikalleshin, i cili u huazua në Janar nga Basaksehir. Pikërisht edhe prej golit të tij në sfidën e fazës së dytë skuadra nga Stambolli humbi takimin me Akhisar, duke u larguar nga titulli kampion. Çikalleshi flet edhe për të ardhmen e tij.

“Në fund të sezonit do të kthehem te Basaksehir, por nuk e di a do të qëndroj apo do të qëndroj tek Akhisar, do ta diskutoj me menaxherin tim.”

Sokol Çikalleshi po mendon edhe për ndeshjen me Izraelin. Sulmuesi shpreson t’i marrin pikët që rivali fitoi në Elbasan.

“T’i kthejmë reston, t’i marrim pikët edhe pse e dimë që do të jetë e vështirë, por Kombëtarja ka treguar se mund të fitojë me këdo kundërshtar.”

Ndeshja Izrael – Shqipëri e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2018 do të luhet më 11 Qershor në Haifa. Federata ka planifikuar edhe një miqësore më 4 Qershor në Luksemburg. /Tv Klan