Armando Sadiku kthehet te goli me Lugano në kampionatin zviceran, pas një jave mungesë. Sulmuesi shqiptar shënoi në fitoren 2 – 1 me Young Boys duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në kupat e Europës. Sadiku realizoi golin e dytë, që rezultoi vendimtar për Lugano. Ky ishte goli i shtatë për 25-vjeçari në këtë sezon të Superligës së Zvicrës.

Sokol Cikalleshi ishte një nga shënuesit në fitoren 5 – 1 të Akhisar me Bursaspor. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar këtë përballje të kampionatit turk, duke realizuar golin e tretë për ekipin e tij që mori pikë të vlefshme.

Cikalleshi dha edhe pasimin për golin e parë.

Akhisar është larguar akoma më shumë nga zona e rënies, duke qenë më të sigurtë se do të qëndojnë në kategori edhe pse janë edhe 6 javë për t’u zhvilluar.

Tv Klan