Çiklistë amatorë dhe profesionistë morën pjesë këtë të dielë në garën “Shtegu 2017”. Bashkia e Tiranës kishte për qëllim që të promovonte turizmin dhe realizimin e infrastrukturës së nevojshmë për aktivitetet sportive në natyrë.

 “Jam shumë i lumtur që ideja që filluam me miqtë vjet po fillon të marrë jetë dhe më vjen mirë që Shtegu i Gjelbër fillimisht po markohet nga ata që janë njerëzit e parë të aventurës dhe të parët që sjellin risi, që hapin një horizont, që na tregojnë që Tiranë nuk është vetëm ish Blloku”,

u shpreh Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

Ai deklaroi se me aprovimin e planit të ri vendor, Bashkia e Tiranës do të investojë këtë vit në ndërtimin e 10 kilometra korsi të dedikuara për biçikletat në kryeqytet.

“Do të investojmë këtë vit 10 kilometrat e para të biçikletave të mbrojtura në korridore të sigurta për qytetin e Tiranës dhe besoj që kjo e bën diferencën”.

Përmes informacionit dhe pamjeve të vëna në dispozicion nga Bashkia, administrata e kryeqytetit njoftoi edhe nisjen e përgatitjeve për Maratonën e Tiranës.

Tv Klan