venaNjë nga shenjat e plakjes, përveç rrudhave dhe flokëve të bardha, është edhe shfaqja e variçeve, që më së shumti prekin pjesën e këmbëve, rradhë edhe fytyrën.

Sipas një studimi nga një klinikë britanike sa vijnë dhe shtohen rastet e personave me variçe edhe në moshën nën 30 vjeç, të cilët drejtohen tek ndërhyrjet me lazer.

“Shumë mendojnë se vetëm personat e plakur dhe ata që janë mbipeshë vuajnë nga variçet, por nuk është aspak kështu”, thekson profesor Mark Whiteley, ekspert i sëmundjeve të variçeve.

Sipas Whiteley shkaku kryesor i shfaqjes së variçeve është trashëgimi nga prindërit dhe për shfaqjen e tyre nuk ka një moshë të përcaktuar, madje eksperti në fjalë shpjegon se ka kuruar dhe fëmijë të moshës 12 vjeç.

Për shkak të disa hormoneve femrat janë më të prirura për të vuajtur nga variçet, sidomos ato shtatzënë, edhe pse pas shtatzënisë mund të ketë një kthim në normalitet.

“Nëse nuk trajtohen në mënyrën e duhur, venat vetëm mund të përkeqësohen dhe të shkaktojnë probleme më të rënda si ulcer dhe trombozë”, thekson doktor Mark.

Sipas ekspertëve nëse konstatoni probleme me venat, sado të vogla duhet të drejtoheni tek mjeku për kurimin e nevojshëm.

tvklan.al