Cilësia për të qenë njeri i mirë

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar çelësin për të qenë njëri më i mirë.

Të treguarit “përulësi intelektuale”, të pranosh se mund të jesh gabim për diçka tek e cila beson, është një cilësi që tregon sesa të mirë janë njerëzit për të bërë zgjedhje dhe për të kuptuar veten e të tjerët.

Të dhënat vijnë nga një studim i ri, i realizuar nga Universiteti Duke. Ky tipar i personalitetit, sipas ekspertëve është shumë pak i studiuar, por ai është tregues për mënyrën sesi njerëzit marrin vendime në politikë, shëndetësi dhe fusha të tjera.

Sipas ekspertëve, kjo cilësi është e shpërndarë në mënyrë të barabartë si tek liberalët ashtu dhe te konservatorët, tek besimtarët e jo besimtarët dhe ndikon në mënyrën sesi njerëzit marrin vendime./tvklan.al


Kategori
LifestyleTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*