Fushata nuk ka filluar zyrtarisht, por kandidatët për presidentin e ardhshëm francez  tashmë janë në mbyllje të betejës. Për herë të parë, të hënën në mbrëmje, 5 nga 11 kandidatët presidencial do të përballen në një debat televiziv përpara zgjedhjeve të  prillit.

Marine Le Pen e Frontit Kombëtar, Jean-Luc Mélenchon i mbështetur nga komunistet, themelues i qendrës En Marche,  Emmanuel Macron, Socialisti Benoît Hamon dhe kandidati republikan François Fillon.

Në debatin e të hënës në mbrëmje, kandidatet do të paraqesin vizionet e tyre për, ekonominë dhe pozicionin e Francës në glob.

Debati televiziv është parashikuar të zgjasë rreth dy orë e gjysëm, ndërsa të gjithë kandidatët që marrin pjesë u është lejuar të kenë rreth 30 mbështetës në publik.

Debati do te filloje me një pyetje: “Çfarë lloj presidentit doni të jeni?”

Secili kandidat do të ketë maksimumi 90 sekonda për tu përgjigjur.

Si kryesuesi, Macron dhe Le Pen ka të ngjarë të shfaqen të zjarrtë në debat përballë kandidateve të tjerë që duan të fitojnë terren. Fillon, i cili është nën hetim për përvetësim të fondeve publike dhe ka refuzuar të heqë dorë nga kandidatura e tij, me siguri do të përpiqet më shumë se të tjerët për të rivendosur balancën.

8 muajt e fundit, sondazhet kanë treguar se Le Pen do të marrë më shumë vota në raundin e parë të votimit. Ndërsa disa sondazhe të fundit kanë nxjerrë në avantazh liberalin e qendrës Emmanuel Macron 

Debati do të transmetohet të hënën në mbrëmje në orën 21.00 në kanalet franceze

TF1 dhe LCI.

Dy debatet e tjera janë planifikuar, në 4 prill dhe 20 prill.

Tv Klan