Është një prej aktorëve më të famshëm dhe të mirë-paguar në Turqi, por tani që nuk është i angazhuar në asnjë projekt ka një serial që e ndjek me shumë vëmendje.

Kenan Imirzalioglu, i njohur në Shqipëri për rolin e Ezelit në serialin me të njëjtin emër, tha se është ndjekës i rregullt i serialit që po thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë në Turqi “Içerde”, i cili bazohet mbi historinë e dy vëllezërve të ndarë që fëmijë.

Njëri prej tyre u rrëmbye nga mafia dhe u infiltrua në polici, ndërsa vëllai i madh u rrit nga e ëma u bë polic dhe u infiltrua në mafia. Këtë serial të jashtëzakonshëm shumë shpejt do të mund ta ndiqni në Klan Plus.

 “Ndjek rregullisht Içerde. Është një projekt shumë i mirë. Edhe historia rrjedh shumë bukur”, u tha gazetarëve Imirzalioglu.

Imirzalioglu nuk ka marrë pjesë në asnjë projekt kinematografik prej tre vitesh dhe ndjekësit e tij presin me padurim rikthimin e tij me ndonjë serial./tvklan.al