cili 2Çiljeta edhe pse tashmë është bërë nënë ka arritur ta rikthejë trupin në topë formë dhe kjo falë kujdesit të vazhdueshëm që tregon ndaj vetes duke frekuentuar palestrën.

Në disa foto të postuara në rrjetin e saj social Facebook, Xhilaga shprehet se ndihet perfekt duke marrë komente pozitive nga admiruesit që e ndjekin në çdo hap që hedh.

Këngëtarja përveçse në top formë është edhe një nënë shembullore, pasi nuk ndahet asnjë moment nga djali i saj Fernando. Për të ai është më i rëndësishmi në jetë ndaj çdo moment ajo preferon që ta ndajë bashkë me të.

Përsa i përket projekteve muzikore duket se Çiljeta i ka lënë pak pas dore për të patur një rikthim të bujshëm në skenë.

V. Kërçiku