Jasper Cillessen është një lojtar i Barcelona. Transferimi i portierit 27-vjeçar nga Ajax është bërë zyrtar. Cillessen i kushtoi katalanasve 13 milionë euro dhe do të jetë zëvendësuesi i Marc Andre Ter Stegen.

Nga Barcelona do të largohet Claudio Bravo, i cili pritet t’i bashkohet Manchester City. Mario Balotelli është në kërkim të një ekipi. Ai stërvitet me skuadrën e dytë të Liverpool, pasi nuk është në planet e Jurgen Kloop.

Në garë për sulmuesin italian është shtuar edhe Sion. Drejtuesit e skuadrës zvicerane konfirmuan se janë në bisedime. Për 26-vjeçarin interesohen Bologna, Chievo, Palermo, Ajax madje edhe Manchester United sipas mediave italiane. Chelsea bëri një ofertë zyrtare për Alessio Romagnoli. Klubi anglez interesohet për mbrojtësin e Milan. Sipas mediave italiane flitet për 35 milionë euro.

Tv Klan