Manchester United, mori hak ndaj City për humbjen në kampionat, duke e eliminuar nga gara për League Cup. Juan Matta është shpëtimtari i skuadrës por edhe i trajnerit Mourinho me golin e shënuar në fillim të pjesës së dytë.

Fitorja ishte një përgjigje edhe për situatën jo të mirë që po kalojnë djajtë e kuq. Tekniku Jose Mourinho është shprehur i lumtur për këtë rezultat.

Jose Mourinho:

Jam i lumtur. Lojtarët bënë gjithçka, ata merituan të fitonin. Të fitosh një derbi gjithnjë është domethënëse. Jam më së shumti i lumtur për lojtarët dhe për tifozët, sepse lojtarët, me gjithë periudhën e ngarkuar me ndeshje të rëndësishme, luftuan pikërisht për ta.

Nga ana tjetër Manchester City vijoi me ndeshjen e 6 pa fitore. Megjithatë, trajneri Pep Guardiola nga i cili pritej shumë nga klubi anglez është shprehur krenar me lojën e ekipit.

Pep Guardiola:

Urime për United. Por unë jam krenar për lojën e ekipit, veçanërisht për futbollistët e rinj. Ne i kishim mundësitë tona, por nuk mundëm të përfitojmë në pasimin e fundit. Tashmë do të përqendrohemi në kompeticionet e tjera.

Kouyate e Fernandes realizuan golat e fitores 2-1 në derbin londinez ku Ëest Ham eliminoi Chelsea. Ndryshimet e bëra në skuadër nga trajneri Conte sollën edhe humbjen për Chelsea. Ajo që tërhoqi vëmendjen në këtë ndeshje ishte përplasja mes tifozerive.

Edhe pse në tribuna larg njëri-tjetrit, grupimet e ultrasve kanë impenjuar shumë forca policie. Stola të thyer, sende të forta deri tek monedhat janë hedhur nga fansat kundër njëri-tjetrit./ TV KLAN