Mark Clattenburg do të lërë punën e tij si arbitër i Premier League për të marrë një detyrë në Arabinë Sauditë. 41-vjecari që konsiderohet si një nga arbitrat më të mirë në futboll. Në muajin dhjetor u përfol se ai do të shkonte të arbitronte në Kinë, në këmbim të një rroge shumë herë më të lartë se në Europë. Ai madje u përfol se do të shkonte të arbitronte në Major League Soccer, në shtetet e bashkuara.

Por mesa duket, Clattenburg e ka parë ofertën Saudite shumë më të volitshme. Mediat britanikë shkruajnë se më gjasë Clattenburg e ka marrë vendimin për largim pas kritikave për lejimin e golit me dorë të Alexis Sanchez së Arsenal nga Hull City.

Ai drejtoi finalen e Euro 2016, finalen e Champions Legua si dhe finalen FA Cup final Last Season. Pritet që ai të largohet para fundit të muajit nga Anglia. Ai madje bëri edhe dy tatuazhe për të përkujtuar finalen e Europianit dhe të Champions.

Tv Klan