Claudio Bravo është zyrtarisht portieri i Manchester City. Klubi anglez bëri të ditur se është firmosur një marrëveshje 4-vjeçare me kilianin, i cili erdhi nga Barcelona.

Transferimi kushtoi 20 milionë euro dhe pritet që afrimi i Claudio Bravo t’i hapë rrugë largimit të Joe Hart, i cili nuk preferohet nga Pep Guardiola.

33-vjeçari Bravo u largua nga katalanasit, pasi drejtuesit vendosën të kenë si portier të parë gjermanin Ter Stegen. Claudio Bravo ka një përvojë të gjatë në kampionatin spanjoll më parë me Real Sociedad, ndërsa është pjesë e përfaqësueses së Kilit me 106 paraqitje.

Bravo vlerësoi mundësinë për të punuar me Pep Guardiola dhe të arrijë sukses me një klub abicioz si Manchester City që në dy javët e para të kampionatit i ka marrë pikët e plota. Në Champions skuadra angleze është në të njëjtin grup me Barcelona, një sfidë për Claudio Bravo që të bëjë drejtuesit katalanas të pendohen pse e vlerësuan si zëvendësues.

Tv Klan