cliford

“Clifford Chance”, studioja që përfaqesoi qeverinë shqiptare në Arbitrazhin “CEZ – DIA” ka dhënë për herë të parë detaje mbi akuzat që u bënë ndaj Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

Në një letër drejtuar ministrit Gjiknuri dhe kreut të OSHEE –së, përfaqësuesi i saj, Tim Shrajber sqaron se akuzat ishin gënjeshtra të oponentëve të OSHEE–së dhe se “Cliffod Chance” nuk disponon asnjë të dhënë që e lidh emrin e Metës me veprimet korruptive të kompanisë DIA, të Kastriot Ismailajt.

Tim Shrajber, përfaqësues i “Cliffod Chance”:

“…ne nuk kemi bërë asnjë akuzë të pagjetur. Në këtë dritë është për të ardhur keq që natyra jo-publike e procesit të arbitrazhit është dhunuar, kur disa nga parashtrimet tona rrodhën në drejtim të shtypit për arsye të ndryshme politike dhe disa përfaqësues të medias lidhën emrin e të Nderuarit Kryetar të Parlamentit të Shqiperisë me akuzën e korrupsionit. Kjo gjë ka qenë qartësisht e pajustifikueshme mbi bazën e parashtrimeve tona. Ju do të kuptoni që ne na duhej të qëndronim të tërhequr nga reagimi në detaje ndaj supozimeve të tilla të medias, në këndvështrim të procedurave në vazhdim të arbitrazhit, por ne mund t’ju sigurojmë që nuk disponojmë asnjë të dhënë që e lidh z. Meta me veprimet korruptive të DIA-s, apo të administratorëve të saj të shkuar apo aktuale.”

Në letër theksohet se, zgjidhja e çështjes në favor të qeverisë, tregoi se të gjitha përpjekjet frenetike të oponentëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të shkaktuar konfuzion publik, dështuan.

Tv Klan