Kandidatja demokrate për Presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, mbrëmë e ka mbrojtur përdorimin e emailit të saj privat për korrespondencë zyrtare derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, duke insistuar se aksionet e saj nuk ishin të ndryshme nga ata të parardhësve të saj.

“Mendova se ishte i lejuar. E dija se sekretarët e kaluara të shtetit kanë  përdorur email personal,”

tha ajo për CNN .

Clinton, që është favorite për ta fituar nominimin demokrat për zgjedhje presidenciale, tha gjithashtu se ajo nuk do të lejojë që kjo çështje ta shkatërrojë fushatën e saj.

Një audit i Departamentit Amerikan të Shtetit e ka fajësuar Hillary Clintonin për shfrytëzim të emailit privat, derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, duke thënë se kjo praktikë paraqet rrezik të sigurisë dhe nuk është në harmoni me rregullat e shërbimit.

Zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit në një raport që ka rrjedhur, ka gjetur se Clinton nuk ka kërkuar leje për angazhimin e pazakonshëm të e-mailit, që me gjasë do të refuzohej nëse ajo do të kishte kërkuar një gjë të tillë./tvklan.al