Këngëtarja Katy Perry i është bashkuar fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton. Ylli amerikan i “Pop”-it, ftoi studentët e Universitetit të Nevadas në Las Vegas që të votojnë për Clintonin, ndërsa mbante veshur një bluzë të stampuar me shprehjen “Grua e keqe”, fyrje që Donald Trump i drejtoi Clintonit gjatë debatit të fundit presidencial.

Por në krah të Clintonit ka dalë edhe Miley Cyrus, e cila ka ndjekur shembullin e Katy Perry -t, por në Universitetin “George Mason” në Virxhinia.

Sakaq Clinton ka vijuar fushatën e saj në Pensilvani, ku edhe ka kritikuar ashpër kandidatin republikan.

“Trump është një kërcënim për demokracinë”,

tha Clinton, për faktin që miliarderi refuzoi të thotë nëse do e pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 8 Nëntorit.

 “Këtë se ka bërë asnjë kandidat apo parti”,

vijoi Clinton.

Kandidatja demokrate vazhdon të kryesojë në sondazhe, me një diferencë prej 4 pikësh.

Tv Klan