Aktori turk Erkan Petekkaya, i njohur në Shqipëri si Xhihani i serialit “Fate të Kryqëzuara” njihet si tifoz i “çmendur” i Beshiktashit, skuadër e cila në fundjavë u shpall kampione e Turqisë për të dytin vit radhazi.

Këtë gazim Xhihani ka dashur ta ndajë me të gjithë. Me këtë synim ai ka marrë me qira një vend reklamimi në një prej rrugëve më të qarkullueshme të Zincirlikuyus, në Stamboll, qytetit me mbi 15 milionë banorë dhe ka vendor një afishe të gjigante.

I uroj suksese në Ligën e Kampioneve kampionit tonë, Beshiktashit

”, shkruhet përkrah fotos së Petekkayas.

“Hurriyet” raporton se vetëm për vendosjen e këtij urimi, aktori i njohur ka harxhuar 50 mijë euro.

Vetë aktori aktualisht ndodhet me pushime në Indi, por kjo nuk e ka penguar që ta festojë titullin kampion në këtë mënyrë të cilësuar si të “çmendur” nga media. /tvklan.al