Triumfojnë vajzat shqiptare në  ndarjen e çmimeve të BBC RADIO 1. Dua  Lipa  merr çmimin e  këngës single më të mirë. Pasi  theu rekordet me  “New Rules” ajo po shkëlqen  kudo.

Këngëtarja u kujdes që të falenderonte fansat e saj kur pranoi çmimin  “më  të  rëndë  në  botë” siç tha dhe prezantuesi Jack Whitehall.

Ndërsa  Rita  Ora  performoi 3 këngët  e saj që i ka publikuar kohët e fundit. Zëri  i saj mbetet gjithmonë i mrekullueshëm, por jo dhe aq veshja e saj, që ngjante  shumë me një stil mashkullor.  Por sërish kosovarja ia doli të tundte skenën.

Artisti  britanik Ed Sheeran ka  fituar çmimin si artisti më i mirë solo.  Por  ai  nuk  ka  qenë i pranishëm, pasi  është   duke  u  rikuperuar nga  një  aksident  që  ka  pësuar.  Grupi më i mirë u përzgjodh Little Mix, të cilët po sundojnë tregun  britanik. 

Sigurisht që filmi më i shikuar në botë “E  bukura dhe bisha”  mori çmimin si  filmi më i mirë i vitit. Ariana Grande  fitoi  çmimin si  këngëtarja solo  ndërkombëtare më e  mirë. Çmime u ndanë dhe për blogerët apo dhe rekordmenët  e sportit.  

Burimi: Klan Plus