Numri i ulët i kompanive është një nga shkaqet që i bën çmimet e biletave për fluturimet nga Rinasi, më të kripurat në rajon.

Sipas faqes zyrtare të TIA, nr i kompanive ajrore që operojnë në aerportin ndërkombëtar të Tiranës është vetëm 11, ndërkohë që në Kosovë numërohen 30 kompani, ndërsa në Aeroportin e Podgoricës 23.

Mungesa e konkurencës dhe përqendrimi në pak duar i këtij shërbimi bën që çmimet që i ofrohen shqiptarëve për të fluturuar jashtë vendit nga Rinasi, të jenë stratosferike. Të udhëtosh të premten nga Tirana në Milano, vetëm vajtje, më e pakta kushton 438.3 euro, ndërsa nga Podgorica 284 euro, pra 155 euro më e lirë.

Ekspertët që ndeshen çdo ditë me problemin e çmimit të lartë të biletave ngrenë një tjetër shqetësim. Atë të numrit të paktë të destinacioneve direkte nga Shqipëria drejt vendeve të tjera, krahasuar me atë që ofrojnë vendet e rajonit.

Ekspertët thonë se problem në Shqipëri është mungesa e kompanive të mirëfillta “low cost “, gjë që vendet e rajonit e gëzojnë prej kohësh. Po të marrësh në krahasim Kosovë, ajo ka 30 kompani ajrore dhe nga këto 4 janë jane “low cost” të cilat fluturojnë në 27 destinacione të ndryshme përkatësisht:

Nr. i kompanive ajrore:

Aeroporti Tiranës  -11

Aeroporti Prishtinës -30

Aeroporti Podgricës  -23

Tv Klan