Shpallen nominimet për çmimet Grammy në muzikë. Është reperi Jay Z ai që kryesoi nominimet me 8 të tilla, përfshirë këtu kënga, regjistrimi, e albumi më i mirë i vitit. Lista vazhdon me reperin Kendrick Lamar me 7 nominime, i ndjekur nga Bruno Mars me 6.

Hiti latin Despacito vazhdon të regjistrojë bum klikimesh dhe kjo ka bërë që të nominohet si kënga e vitit. Po ashtu këngë si Awaken, My Love nga Childish Gambino, Melodrama nga britanikja Lorde, 24 Magic nga Bruno Mars janë nominuar në të njëjtën kategori.  

Megjithëse Ed Sheeran pritej të nominohej në kategorinë “albumi i vitit” , të gjithë u surprizuan kur ai u kandidua vetëm në dy kategori: Best Pop Vocal Album dhe Best Pop Vocal Performance.

Një hyrje e re në çmimet Grammy për vitin 2017 është reperja Cardi B me hitin e saj “Bodak yellow”, duke u nominuar për këngën më të mirë rep. 

Për herë të parë votimet këtë vit do të bëhen online nga të gjithë këngëtarët, ndryshe nga herët e tjera që janë përzgjedhur përmes zarfeve të veçantë.

Klan Plus