Është koha kur blerjet janë të rëndësishme për familjet. Dhe fokusi janë çmimet. Tregtarët thonë se deri tani nuk kanë pësuar rritje. Këtë e pohojnë edhe konsumatorët.

Por ka edhe nga ata blerës që kanë vënë re rritje të lehta të çmimeve të fruta perimeve. Blerësit që ndeshen me çmime abuzive kanë mundësinë t’i denoncojnë dhe për këtë Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit në Bashkinë e Tiranës ka hartuar edhe një pyetësor. Një prej pikave është është edhe konstatimi i këtyre rasteve. Pas konstatimit kanë mundësinë e denoncimit.

Ndonëse ka ende kohë për t’u përgatitur për festat e fundvitit kontrollet do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajit dhjetor me qëllim që të mos ketë rritje çmimesh siç ka ndodhur më parë

./abcnews.al