JORIDA TABAKUPartia Demokratike ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen aksionin të së hënës, në orën 11, për uljen e çmimit të karburanteve në vend, duke fikur për pesë minuta automjetet e tyre, në shenjë proteste ndaj qeverisë.

Deputetja Jorida Tabaku në një dalje për mediat nga selia blu ka argumentuar se shkak i mos rënies së çmimit të karburanteve në Shqipëri, pavarësisht uljes në tregjet botërore janë taksat e larta që qeveria ka aplikuar përmes paketës fiskale.

Demokratët thonë se, si pasojë e rritjes së taksave qeveria merr 56 milionë dollarë më shumë taksa nga xhepat e shqiptarëve.

Tv Klan