Çmontohet çadra e opozitës

Tre muaj pasi u vendos në mesin e protestës së parë masive, çadra e opozitës u çmontua mbrëmë pak orë pas marrëveshjes Rama – Basha.

Për 90 ditë rresht çadra u bë arenë e betejës politike të opozitës. Ndërsa sot bulevardi dëshmoret e kombit iu rikthye normalitetit.

Patrullat e policisë që kanë shërbyer pa ndërprerje, qëndruan deri në fund. Në terren zbriti edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Cako.

Për çmontimin u deshën 4 orë dhe gjithçka përfundoi rreth orës 02:30 të mëngjesit së të premtes.

Paradite gjithçka iu kthye normalitetit, bashkë me makinat që nisën të qarkullonin në bulevard./Tv Klan

Kategori
PolitikaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*