Donald Trump pi 12 Coca Cola Dietike në ditë. Mjekët raportojnë se shëndeti i tij është i rrezikuar nga një sërë sëmundjesh. Ata thonë se në fjalimin ku vendosi të njohë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte tepër i shpërqendruar.

Dhe pikërisht kjo gjendje e tij, ka ardhur për shkak të konsumimit të këtyre pijeve. “The New York Times” bën me dije se pas Vitit të Ri, pritet të publikohet raporti shëndetësor i njeriut më të fuqishëm të botës.

Sipas studimeve mjekësore, njerëzit që i përdorin pijet freskuese, janë të rrezikuar të preken nga obeziteti, diabeti, hipertensioni, pagjumësia, nervozizmi, problemet në zemër dhe shumë sëmundje të tjera.

Klan Plus