Quhet “Coco” dhe duket se shumë shpejt do të jetë heroi i ri i preferuar i fëmijëve.

Filmi më i fundit vizatimor i studios së animacionit Pixar është kthyer në një hit dhe sipas mediave më prestigjioze ndërkombëtare, duket se ky film vizatimor për fëmijë mund të jetë filmi i vitit në këtë gjini.

Ai tregon historinë e Miguel, një fëmijë meksikan 12 – vjeçar, fans muzike. Por për shumë breza familja e tij e ka mbajtur larg muzikën, që kur stërgjyshi Ernesto de la Cruz, një muzikant i madh mariaçi vdiq duke luajtur në kitarë dhe nga këtu rridhte dhe urrejtja e familjes ndaj muzikës. Por pavarësisht pengesës dhe urrejtjes që familja ka nga notat muzikore, vogëlushi e ndjen brenda vetes instiktin e fortë për muzikë.

Dhe kështu ndodh që gjatë ditës së të vdekurve djali gjen kitarën e paraardhësit të tij dhe me magji e gjen veten në botën e të vdekurve. Një univers paralel me tonin ku të vdekurit duket se jetojnë dhe ku Migeli do të kryqëzohet me të njohur të vjetër të familjes me anë të të cilëve do të tentojë të zbulojë sekretin që rëndon mbi të afërmit e tij.

Sipas mediave ndërkombëtare filmi i animuar “Coco” ka një bukuri mahnitëse dhe se është një kryevepër absolute.

“Ne kemi parë rrallë një film vizatimor kaq të pjekur”,

shkruajnë media amerikane dhe europiane.

Ndërkohë sallat e kinemasë kanë pritur miliona shikues të interesuar për historinë e “Coco”-s. Sipas përllogaritjeve të para, me këtë ritëm filmi i Li Unkrih dhe Adrian Molinës mund të kalojë edhe rekordin e shikueshmërisë të vendosur nga filmi “Avatar”, i James Cameron.

Filmi vlerësohet nga kritikët si balancimin i punës, humorit, butësisë, entuziazit dhe urtësisë.

Studio e animimit të Disney – Pixar vijnë kështu sërish para publikut me një film vizatimor të kuruar mirë që pavarësisht se luan me vdekjen, i lejon fëmijëve që të ndërgjegjësohen për çfarë përfaqëson familja.

/abcnews.al