chokollataÇokollata, sidomos ajo e zezë, vitet e fundit është kthyer në protagonisten e jo pak studimeve shkencore, kryesisht për të vërtetuar efektetet pozitive kundër infarktit apo tensionin tw lartë. Për këtë arsye një ndër institucionet shëndetësore më prestigjoze në SHBA, siç është spitali i Bostonit, ka vendosur që të studiojë efektet e çokollatës në një metodë shkencore që përveçse do të mund të tregojë qartësisht efektet e saj, në të njëjtën kohë do të mundësojë zhvillimin e ilaçeve të reja në të ardhmen.

Studiuesit kanë krijuar pilula ekperimentale që përmbajnë ingredientët e duhur për të mbrojtur shëndetin e zemrës. Gjatë 4 viteve të ardhshme do të jenë me qindra amerikanë që do të marrin një pilulë me përbërësit aktiv të çokollatës, për të parë nëse njeriu përfiton benefite për shëndetin kardiovaskular.

Sipas shkëncëtarëve dyshohet se “virtytet” e çokollatës qëndrojnë tek antioksiduesit e kakaos që quhen flavonoid, ndaj dhe ata kanë krijuar një pilulë që përmban këtë substancë.

Në këtë eksperiment do të marrin pjesë 18 mijë individë të të dyja gjinive, të cilët do të marrin nga dy pilula në ditë. Rezultatet e para do të mund të jenë gati pas 2 – 3 vitesh.

E.Kalaja