Për ish-shefin e FBI-së, James Comey, Donald Trump është i papërshtatshëm për të qenë president i Shteteve të Bashkuara, siç u shpreh ai në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan ABC.

“Ai më duket si një person me një inteligjencë mbi mesataren, i cili ndjek me vëmendje bisedat dhe merr vesh gjithçka ndodh. Pra nuk është mendërisht i papërshtatshëm, por moralisht”.

Kur flet për moral, Komi e ka fjalën për mënyrën si Tramp i trajton femrat, siç e përshkruan ai, si copa mishi. Comey thotë se Trump gënjen rregullisht për gjëra të mëdha e të vogla dhe ngul këmbë në mënyrë që populli amerikan t’i besojë.

Në intervistë, ish-shefi i FBI-së shpreh keqardhjen që hapi hetimin për email-et e Hillari Klintonit gjatë fushatës elektorale që ndikuan negativisht në kandidaturën e saj. Por sipas Comey, hapja e hetimit ishte e pashmangshme sepse bëhej fjalë për materiale konfidenciale, të cilave Klinton nuk u kishte kushtuar vëmendjen e duhur.

James Comey ka ngjallur interesin e mediave për librin autobiografik që do të publikojë, të titulluar

“Një besnikëri më e lartë: E vërteta, gënjeshtra dhe lidershipi”.

Aty zbulon edhe të vërtetat e marrëdhënies së tij me Presidentin Trump që e shkarkoi nga posti në 2017-ën, për shkak të hetimit të nisur prej tij për skandalin

Russiagate

.

Përmes një postimi në Twitter, Trump kërkoi hapjen e një hetimi për faktet që Comey zbulon në libër.

Tv Klan