Titulli kampion i fituar sezonin e kaluar është harruar, ndërsa mbajtja e tij është thuajse e pamundur. Situata për trajnerin Antonio Conte është më e vështirë se kurrë pas disfatës në shtëpi me Bournemouth.

Pesë humbje deri më tani në Premier League aq sa pësoi gjatë të gjithë kampionatit të kaluar rrezikojnë vijueshmërinë e italianit në stolin e Bluve të Londrës. Sipas mediave angleze dy ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare.

Në Champions league kundërshtari është Barcelona që në Spanjë po bën mirë. Marrëveshja e Conte me Chelsea është deri në qershor të 2019, por Abramovic duket se nuk e mendon këtë pengesë. Madje përmendet edhe një pasues i mundshëm, ish-trajneri i Barcelona, Luis Enrique.

Tv Klan